(PhD) Edlira JORGAQI aktualisht është lektore e gjuhës greke pranë Departamentit të Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës.
Ajo mban një diplomë B.Sc. në Filologji Greke, e Fakultetit Filozofik, të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, diplomë M.Sc. në Shkencat Gjuhësore (drejtimi Didaktikë), e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës si dhe PhD në fushën e leksikologjisë dhe gjuhësisë së zbatuar.
Fushat e mësimdhënies të saj përfshijnë gjuhësinë teorike, gjuhësinë historike, sociolinguistikën, didaktikën e gjuhës së huaj, si dhe përkthimin.
Është autore e një numri punimesh shkencore të paraqitura në konferenca e revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare