MA Nensi Gjetani është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.
Pas diplomimit në vitin 2008 pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja me titull “Perkthyes dhe Interpret i Gjuhës Gjermane”, përfundoi me sukses studime të thelluara pasuniversitare në fushën e “Marrëdhënieve Ndërkombëtare” në vitin 2010.
Ka një përvojë pune 12 vjeçare në fushën e mësimdhënies me fokus gjermanishten si gjuhë e huaj.
Ka marrë pjesë në aktivitete kualifikuese brenda dhe jashtë vendit në lidhje me didaktikën/metodikën e mësimdhënies së gjuhës gjermane.
Në vitin 2019 është lincensuar nga telc GmbH, Frankfurt si Testuese dhe Vlerësuese ndërkombëtare për provimet telc.
Që prej qershorit të vitit 2023 vazhdon studimet e ciklit të tretë pranë Universitetit të Tiranës, me fokus didaktikën dhe metodikën e gjuhëve të huaja.