Prof. As. Dr. Irena Kapo (Pata)

Prof. As. Dr. Irena Kapo (Pata)

Biografia

Irena Kapo (Pata) është Profesore e Asociuar pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze. Ajo e ka mbajtur këtë pozicion që pas diplomimit në të njëjtin universitet, më 1998.  Nga 2004 deri në 2006 ndoqi studimet për Master Shkencor në Gjuhësi dhe në 2013 përmbylli studimet doktorale për marrjen e gradës ‘Doktor i Shkencave’ në Gjuhësi, po në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë. Interesat kërkimore kryesore dhe botimet janë në fushën e Kontaktit mes Gjuhëve, me fokus të veçantë në Ndikimin e Gjuhës Angleze në Shqipe, si dhe huazimet nga anglishtja.