Program i Formimit të Vazhduar Profesional për Punonjësit Arsimorë të Sistemit Parauniversitar

Kalendari i Moduleve të Trajnimeve

Fatura për arkëtim

Trajnime të Zhvilluara

Broshura e Moduleve të Trajnimeve

Në kuadër të ndryshimeve të vazhdueshme në arsim për t’iu përgjigjur reformave të reja dhe kërkesave në rritje për mësues të aftë që të përgatisin individë me njohuri të qëndrueshme dhe aftësi praktike për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të është e domosdoshme që mësuesit të mbështeten me trajnime për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm profesional të tyre.

Modulet e ofruara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja synojnë aftësimin e mëtejshëm të mësuesve në realizimin me sukses të kërkesave të Strategjisë Kombëtare për Arsim 2021-2026.

1. Pse ofrohen këto module trajnimesh?

👉 Për t’iu përgjigjur reformave të reja në arsim dhe kërkesave në rritje për mësues të aftë, të cilët përgatisin nxënës me njohuri të qëndrueshme dhe aftësi praktike për shekullin XXI.

2. Kush i ofron këto module trajnimesh?

👉 Trajnimet ofrohen nga Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, e licensuar nga MAS (Nr.555/68 Prot., datë 30.05.2022) dhe akredituar nga Komisioni i Akreditimit të Programeve (Vendim Nr.176, datë 20.05.2022).

3. Cilat janë objektivat e këtyre mouleve të trajnimeve?

👉 Modulet janë 1, 2 ose 3 kredite, të akredituara nga ASCAP dhe MAS. Ato synojnë:

  • përmirësimin e aftësive në mësimdhënie,

  • përmbushjen e Strategjisë Kombëtare për Arsim 2021–2026,

  • zhvillimin e aftësive kyçe si: komunikimi, të menduarit, të nxënit, aftësia personale, qytetare dhe digjitale.

4. Kush mund t'i ndjekë këto module trajnimesh?

👉 Përfituesit kryesorë janë:

  • Mësuesit e arsimit fillor dhe të mesëm;

  • Mësuesit e gjuhëve të huaja në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë;

  • Drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme me profile gjuhë të huaj;

  • Specialistët e DAR/ZA-ve dhe inspektorët e ISHA-s;

  • Mësues të lëndëve shoqërore të interesuar për portofolin mësimor.

5. Si zhvillohen këto module trajnimesh?

👉 Trajnimet zhvillohen:

  • Online 💻

  • Të kombinuara (online + prezencë)

  • Në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja 🏫

6. Në cilën gjuhë zhvillohen modulet e trajnimeve?

👉 Trajnimet zhvillohen në gjuhën shqipe.

7. Si mund të regjistrohem?

👉 Regjistrimi bëhet:

8. Sa kushtojnë modulet e trajnimeve?

👉 Pagesa është 1000 lekë për çdo kredit.

9. Ku kryhet pagesa?

👉 Pagesa kryhet përmes llogarisë bankare të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, pranë:

  • Bankës OTP 🏦

  • Postës Shqiptare ✉️

10. Certifikimi

👉 Pjesëmarrësit pajisen me certifikatën përkatëse të njohur zyrtarisht.