Gjatë Worshop-it Didaktik të datës 08.05. 23, i realizuar nga Grupi kërkimor – mësimor i Departamentit të Gjuhës Italiane, u diskutua mbi çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e aftësive në mësimdhënien e gjuhës së huaj, veçoritë dhe karakteristikat që ato mbartin, faktorët që ndikojnë negativisht dhe pozitivisht në përvetësimin e tyre, teknikat dhe materialet që nevojiten për zhvillimin e tyre, problematikat që hasen tek nxënësit si dhe zgjidhjet e mundshme që ofrohen. Takimi u mbyll me zhvillimin e disa aktiviteteve praktike të nevojshme për zbatimin e aspekteve teorike të ofruara.