Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Zhvillimi i infrastrukturës në shërbim të fuqizimit të kërkuesve të rinj dhe të studentëve

Objektivat e projektit

  • të krijojë tri hapësira të digjitalizuar për kërkuesit shkencorë;
  • të ofrojë teknologjinë më të fundit në shërbim të palëve të interesuara;
  • të sjellë një hov të ri në procesin e mësimdhënies dhe nxënies nёpёrmjet pёrdorimit tё teknologjive të reja;
  • të ofrojë shërbime për të gjithë Fakultetet e UT dhe jo vetëm;
  • tё jetë në shërbim të stafit dhe studentëve të huaj që vijnë nëpërmjetprogrameve të ndryshme të shkëmbimit;
  • t’u japë mundësi këkuesve të rinj shkencor të hulumtojnë për të dhënashkencore e t’i ndajnë ato me kolegët e tyre, të shkëmbejnë ekspertizë e tëmotivohen për kërkime të reja me natyrë shkencore inovative.

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

Sot Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë një pjesë integrale e zhvillimeve të arsimit dhendërkohë që teknologjia përparon me një ritëm të shpejtë, mësimdhënësit po njohin gjithnjë e më shumë potencialin e AI për të përmirësuar proceset e mësimdhënies dhe mësimnxënies së gjuhëvetë huaja. Për më tepër, mjetet e përkthimit të fuqizuara nga AI ndihmojnë në thyerjen e barrierave gjuhësore, duke nxitur komunikimin global dhe shkëmbimin kulturor.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, me aftësinë e tij për të qënë gjithnjë avangard në edukimin gjuhësor, në strategjinë e tij synon të kthejë fokusin në zhvillimin e inteligjencës artificiale duke premtuar perspektiva emocionuese si për studentët ashtu edhe për pedagogët.
Nëpërmjet mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, fakulteti ynë ka qenë në gjendje të angazhohet me sukses në promovimin e integritetit evropian në fushën e arsimit të gjuhëve të huaja dhe në nisma kuptimplote, projekte bashkëpunimi dhe programe arsimore, që jo vetëm pasurojnë aftësitë gjuhësore të studentëve tanë, por gjithashtu rrënjosin një vlerësim të thellë për kulturat dhe gjuhët e ndryshme të Evropës. Kjo mbështetje ka forcuar padyshim lidhjet e unitetit,tolerancës dhe mirëkuptimit mes studentëve tanë, duke hedhur themelet për një të ardhme evropiane më të ndritshme dhe më harmonike.

👉 Link:

https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Projekti-i-MAS_Pershkrim-i-punes-ne-fazen-e-dyte-dhe-finale-Punimet-Shkencore.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Projekti-i-MAS_Rezultate-dhe-Perfundime-1.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Projekti-i-MAS_Pershkrimi-i-punes-ne-fazen-e-pare.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Projekti-i-MAS_Aktivitet-mbi-realizimin-e-punes-ne-fazen-e-pare-1.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Projekti-i-MAS_Pershkrimi-i-punes-ne-fazen-e-pare_Trajnim-i-personelit-1.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Prezantimi-i-Projektit.pdf

situs toto