Objektivat e projektit
Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit
Sot Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë një pjesë integrale e zhvillimeve të arsimit dhendërkohë që teknologjia përparon me një ritëm të shpejtë, mësimdhënësit po njohin gjithnjë e më shumë potencialin e AI për të përmirësuar proceset e mësimdhënies dhe mësimnxënies së gjuhëvetë huaja. Për më tepër, mjetet e përkthimit të fuqizuara nga AI ndihmojnë në thyerjen e barrierave gjuhësore, duke nxitur komunikimin global dhe shkëmbimin kulturor.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, me aftësinë e tij për të qënë gjithnjë avangard në edukimin gjuhësor, në strategjinë e tij synon të kthejë fokusin në zhvillimin e inteligjencës artificiale duke premtuar perspektiva emocionuese si për studentët ashtu edhe për pedagogët.
Nëpërmjet mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, fakulteti ynë ka qenë në gjendje të angazhohet me sukses në promovimin e integritetit evropian në fushën e arsimit të gjuhëve të huaja dhe në nisma kuptimplote, projekte bashkëpunimi dhe programe arsimore, që jo vetëm pasurojnë aftësitë gjuhësore të studentëve tanë, por gjithashtu rrënjosin një vlerësim të thellë për kulturat dhe gjuhët e ndryshme të Evropës. Kjo mbështetje ka forcuar padyshim lidhjet e unitetit,tolerancës dhe mirëkuptimit mes studentëve tanë, duke hedhur themelet për një të ardhme evropiane më të ndritshme dhe më harmonike.
Link:
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Projekti-i-MAS_Pershkrim-i-punes-ne-fazen-e-dyte-dhe-finale-Punimet-Shkencore.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Projekti-i-MAS_Rezultate-dhe-Perfundime-1.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Projekti-i-MAS_Pershkrimi-i-punes-ne-fazen-e-pare.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Projekti-i-MAS_Aktivitet-mbi-realizimin-e-punes-ne-fazen-e-pare-1.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Projekti-i-MAS_Pershkrimi-i-punes-ne-fazen-e-pare_Trajnim-i-personelit-1.pdf
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/web_Prezantimi-i-Projektit.pdf
