Fakulteti i Gjuhëve të Huaja iu bashkua sot kremtimeve mbarëkombëtare dhe evropiane me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve!
Maturantë nga instititucione të arsimit parauniversitar, Gjimnazi jopublik “Ernest Koliqi” si edhe Gjimnazi “5 tetori” në Kuçovë vizituan sot ambientet e Fakultetit tonë, Fakulteti që në themel të funksionimit të tij ka shumëgjuhësinë.
Prof.Dr Andromaqi Haloçi mbajti një leksion të hapur me temë “Të migrosh nga një gjuhë në tjetrën” ku u ndal në vlerat që mbart shumëgjuhësia, edukimi ndërkulturor e që përcillen në kontekstin arsimor vendas por edhe brenda familjes së madhe evropiane.
Prof. Dr. Shpresa Delija u foli maturantëve për domosdoshmërinë e njohjes së gjuhëve të huaja, dobinë në rrafshin personal dhe atë profesional, traditën e gjatë të FGJH-së në përgatitjen e mësuesve, përkthyesve dhe specialistëve të komunikimit ndërkulturor e turistik.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, fakulteti i mundësive, fakulteti i vërtetë evropian, ju uron Gëzuar Ditën Evropiane të Gjuhëve!






