Më datë 19 Prill 2022, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mirëpriti përfaqësuesen e Zyrës së Këshillimit të Karrierës së Bashkisë Tiranë Znj. Alma Spahi për trajnimin e studentëve me temën ” Teknikat e Intervistimit”.
Ajo i njohu studentët në lidhje me protofolin e karrierës, sjelljen dhe mënyrat e sakta të komunikimit, paraqitjen e jashtme gjatë një interviste si edhe me teknika e strategji pë të qenë të suksesshëm gjatë një interviste.



