“Metodologjia e vlerësimit në bazë kompetencash në arsimin e lartë”, trajnim i ofruar nga Prof.Dr. Andromaqi Haloçi

Zyra e Trajnimeve e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nisi sot me trajnimin e parë me pedagogë të FGJH-së, me temë “Metodologjia e vlerësimit në bazë kompetencash në arsimin e lartë”, trajnim i ofruar nga Prof.Dr. Andromaqi Haloçi. Ky trajnim u bazua në mënyrën e vlerësimit të njohurive dhe kompetencave gjuhësore/komunikative e profesionale, sipas objektivave, kritereve dhe funksioneve pedagogjike.