Duke marrë në konsideratë kërkesat e ardhura nga studentët e Masterit “Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, Muzeun Arkeologjik Durrës, Agjencinë e Përkthimeve dhe Eventeve Cosmos, Shtëpinë Botuese “Toena” dhe Shoqatën e Unionit Turistik Shqiptar do të organizojë Shkollën Verore të Turizmit dhe Kulturës.
Kjo shkollë verore synon të sjellë më afër studentëve praktikat më të mira të integrimit të kurrikulës tonë me kërkesat e tregut të punës. Shkolla është e konceptuar me prezantime dhe vizita studimore. Në përfundim të Shkollës Verore studentët do të pajisen me një certifikatë.
I urojmë suksese 25 studentëve të regjistruar për të ndjekur këteë Shkollë verore