Grupi Mësimor – Kërkimor “ Përkthim dhe Interpretim i gjuhës italiane”
Kryetar : Prof. Dr. Mirela Papa
Grupi Mësimor – Kërkimor “Përkthim dhe Interpretim ” i ngritur pranë Departamentit të Gjuhës Italiane, është një grup i përbërë nga pedagogë të kësaj gjuhe formimi i të cilëve është në përputhje me fushën e përkthimit dhe interpretimit, i përbërë nga anëtarët;
Dr. Renata Martini, Dr. Adi Malo, Dr.viola Adhami, Dr. Elda Kotorri dhe kryetar grupi Prof. As.Dr. Mirela Papa
Ky grup synon përmirësimin e mësimdhënies dhe mësinxënënies me qëllimin e zgjidhjes së problematikave të hasura përmes analizimit të rezultateve të pyetësorëve me studentëte jo vetëm.
Objektivat e grupit përfshijnë: Rishikimin e sillabuseve në ciklin Bachelor dhe Master, ndjekjen e mbarëvajtjes së procesit mësimor, temave të diplomës e praktikave profesionale si dhe promovimin e programeve të studimit. Pjesëmarrja në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, botimet në proceeding book dhe shkëmbimi i eksperiencave kërkimore dhe ekspertizave me studjues vendas dhe të huaj janë pjesë e objektivave kryesore të grupit me qëllim promovimin e kërkimit shkencor në nivel individual dhe ekipi në fushat që lidhen me përkthimin dhe interpretimin e gjuhës italiane.
Për realizimin e disa prej këtyre qëllime, grupi ka hartuar projektin :“ Përkthimi letërsisë italiane për fëmijë në gjuhën shqipe”
Synimi i projektit: Krijimi i një tabloje të plotë mbi përkthimet e Letërsisë italiane për fëmijë në gjuhën shqipe dhe kontekstin kulturor në të cilën ato janë përkthyer
Akset kërkimore të projektit:
- “Letërsia për fëmijë, karakteristikat dhe funksionet e saj’
- “Tekste të autorëve të ndryshëm italianë të përkthyera në gjuhën shqipe” – Studimi i një korpusi të gjerë tekstesh të përkthyera
- Produketet e projektit: Rekomandimet e projektit për përkthyesit e rinj, Publikimi dhe shpërndarja e gjetjeve kërkimore didaktike:
Gurpi i synuar: Studjues / akademikë, Studentë të DGJI
Aktivitete të grupit :
- Konferencë me Prof.Dr. Klara Kodra: “ Richezza di linguaggi e di messaggi nella letteratura italiana e i problemi di traduzione nella lingua Albanese” ( tetor, 2022)
- Aktivitet letrar: “Italo Calvino – 100 vjet nga lindja e autorit”
- Aktivitet kulturor : “Fatima Scialdone – Cantando l’Italia”
- Konferencë : “ Raportet kulturore italo- shqiptare në shekullin e mediave”,“Promovim i librit ‘ Ciao Shqipëria’ i autorit Vito Saracino”
- Workshop: “ Përkthejmë për lexuesit e vegjël”
- Konkurs përkthimi: ” Përkthejmë për studjuesit e vegjël”
- Broshurë përmbledhëse e projektit :“ Përkthimi letërsisë italiane për fëmijë në gjuhën shqipe”
- Aktivitete në kuadër të marrëveshjes së Universitetit të Sienës: Trajnime, workshope, leksione të hapuara , videokonferenca, seminare, mobilitete të ndërsjellta
Akset kërkimore që do fokusohen këto aktivitete:
“ Rezultate kërkimore didaktike të përkthimit dhe interpretimit të gjuhës italiane të vlefshme për implementimin në auditorë”
“Kultura dhe letërsia italiane në Shqipëri”
– Konferenca: “ 40 vjetori i departamentit të gjuhës italiane në FGJH”( janar-dhjetor 2024)
– Konkurs përkthimi :” Përkthim teknik letrar dhe Interpretim” (maj , 2024)