Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pecs, Hungari për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin e Pecs, Hungari për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://pte.hu/hu

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja e bursave:
– 6 ditë;

Fushat e mësimdhënies:

  • Literaturë dhe linguistikë e gjuhës së huaj;
  • Sociologji dhe studime kulturore;
  • Shkencat e edukimit;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mesimdhënie klikoni në adresën:
Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1

Afati për aplikim: 15 Dhjetor 2023

Percjelle informacioni mbi mundesine e aplikimit per bursa ne kuader te programit Erasmus+ ne universitetin e Pecs ne Hungari_removed