Në kuadër të rregullores së BE 2021/817 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 20 maj 2021, Bashkimi Europian ka lançuar programin e ri Erasmus+ për arsimin,trajnimin,rininë dhe sportin për vitet 2021-2027.
Programi i ri Erasmus+2021-2027,është i ndarë në tre shtylla kryesore,si më poshtë:
-Key Action 1(KA1)- Mobilitetet;
-Key Action 2(KA2)- Bashkëpunimi ndërmjet organizatave dhe institucioneve;
-Key Action 3(KA3)- Mbështetje për zhvillimin dhe bashkëpunimin e politikave.
Ju ftojmë të jeni sa më aktiv me aplikimet tuaja,si në rolin e kordinatorit/partnerit në këtë program duke bashkëpunuar me institucionet partnere që aktualisht ju keni bashkëpunim të konsoliduar.
Bashkëngjitur gjeni informacione të mëtejshme në lidhje me programin dhe afatet për aplikim për secilën thirrje.