Klubi i Ambientalistëve të FGJH/ UT i bashkohet nismës për ruajtjen e mjedisit

Klubi i Ambientalistëve të FGJH/ UT i bashkohet nismës për ruajtjen e mjedisit. Ftojmë të gjithë ata që duan të na bashkohen të jenë pjesë e saj.
Toka mëmë na thërret ne bijtë e saj që ta duam e ta ruajmë sa më shumë atë.
Kontakto për FGJH: 0692383761
AIDA GJINALI
Njoftimi e organizimi @Al-Ben Guide Kola
‼️Të dashur natyrëdashës, në vazhdën e përmisimit të natyrës Shqiptare, ditën e Diel date 27 Mars Vullnetarët për Atdhe të Pastër në bashkëpunim me stafin e mrekullueshëm të parkut Kombëtar Kombëtar Divjakë-Karavasta organizojnë përsëri ngjarjen “Të mbjellim pisha, të pastrojmë, të edukojmë” ‼️
Kush ka dëshirë të kontribuojë në përmirësimin e natyrës shqiptare, mund t’i bashkohet këtij aksioni të tretë për të mbjellë pisha dhe pastruar Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Aktualisht kemi 1000 pisha, po synojmë të mbjellim 2500 pisha, prandaj kush ka mundësi për kontribut modest financiar për blerjen e tyre dhe transportin e vullnetarëve apo kontribut fizik, na kontaktoni…ju falenderojmë pafundësisht për përkrahjen tuaj!
Vendi i pastrimit
Laguna e Karavastasë, në Divjakë Shqipëri
Transporti
Nisja nga Tirana do të bëhet te Kolegji Universitar Logos përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në orën 8:00.
Transporti i vullnetarëve do të mbulohet nga kontributet private të disa prej mbështetësve tanë gjatë 2021 dhe po ashtu me makina private.
Këshilla
Mundohuni të merrni veshjen e duhur për punë! Çizme ose këpucë malesh.
Vullnetarëve u sigurohet ujë me bidona të mëdhenj për të shmangur plastikën dhe nga një sanduiç.
*Kush ka shishe të ripërdorueshme t’i marri me vete, meqenëse ne do të kemi vetëm bidona 7 litërsh në mënyrë që të zvogëlojmë përdorimin e plastikës nga vet vullnetarët!
Ju lutem të gjithë vullnetarët që kanë dorezat nga aksionet e kaluara, t’i marrin me vete ato!
Së bashku, kontribuojmë, edukojmë dhe transformojmë natyrën Shqiptare!??
MOS PYET ÇFARË BANI SHQYPNIA PËR TY, POR ÇFARË BANE TI PËR SHQYPNINË ??????
Ky informacion nuk është përfundimtar, por do të jetë duke u përditësuar në vijimësi.
Mbroje dhe duaje vendin tënd.
Faleminderit paraprakisht,
Vullnetarët për Atdhe të Pastër