Konferenca ndërkombëtare “30 vjet gjermanistikë”

11

Konferenca ndërkombëtare “30 vjet gjermanistikë”, u zhvillua me rastin e 30-vjetorit të Departamentit të Gjermanishtes në Universitetin e Tiranës . Së bashku me ambasadorin gjerman Peter Zingraf dhe mysafirë të tjerë nderi, ambasadori Christian Steiner solli në vemendje bashkëpunimin e suksesshëm gjatë dekadave të fundit.

Qysh në vitin 1992, Departamenti i Gjermanishtes u bë pjesë përbërëse e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Për shumë vite një pedagog austriak ka dhënë mësim për historinë e botës gjermanishtfolëse. Që nga fillimi, Ambasada Austriake ka mbështetur vazhdimisht organizimin e ativiteteve shkencore dhe kulturore.

Në aktivitet, pjesmarrësit paraqitën kumtesa të ndryshme lidhur me rëndësinë didaktike të gjuhës gjermane e problematikat e hasura në lidhje me përkthimin e saj në gjuhën shqipe.  Spikati kumtesa e Prof. Dr. Agnes Grond nga Universiteti i Gracit, në cilësinë e folëses kryesore,  e cila referoi temën “Shumëgjuhësia: gjuhë të folura, të detyruara, të zbatuara, të braktisura dhe të padukshme në Steiermarkun shumëgjuhësh.

Programi final i konferences 30 vjet gjermanisht