Konferenca “Sfidat e formimeve universitare në bashkëpunim me mjedisin profesional”

Në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, në konferencën me temë:
“Sfidat e formimeve universitare në bashkëpunim me mjedisin profesional” të organizuar nga Departamenti i Romanistikës.
E ftuar në këtë veprimtari Dekania e FGjH, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha e cila prezantoi përvojën dhe praktikat e mira mbi lidhjen e fakultetit me institucionet, organizmat dhe sipërmarrjet për perfeksionimin e programeve të studimit në bazë të aftësive profesionale, për një fleksibilitet më të madh të tyre, për integrimin sa më të lehtë të studentëve në stazhe profesionale dhe më pas për punësimin e tyre.
Kjo veprimtari u zhvillua në prani të kolegëve të Departamentit të Romanistikës, të Departamentit të Turizmit, përfaqësuesve të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Francë- Shqipëri, profesorëve të huaj dhe studentëve.