Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Ridimensionimi i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në dinamikat e një realiteti të ri”

11

Më datë 9 dhjetor, 2021, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Ridimensionimi i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në dinamikat e një realiteti të ri”.

U prezantuan 67 kumtesa me 5 akse kryesore: Gjuhësi e Komunikim, Didaktikë e gjuhëve të huaja, Letërsi, Përkthim dhe Interpretim dhe Zhvillim të qasjeve tё reja të kërkimit. Prezantuesit ishin jo vetëm pedagohë të FGJ-së por edhe kolegë të universiteteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Aktet e Konferencës do të botohen së shpejti në një botim të veçantë, ashtu sikurse edhe konkluzionet mbi gjetjet dhe sugjerimet për përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.