Konkursi MT 180’ Shqipëri

Konkursi MT 180’ Shqipëri
  Agjencia Universitare e Frankofonisë në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe me Ambasadën e Francës në Shqipëri hap thirrjen për aplikime për pjesëmarrjen në konkursin Ma these en 180’ edicioni 2024 ne Shqipëri!
 Ky konkurs është një sfidë e vërtetë për studiuesit e rinj dhe studentët e doktoraturës, të cilët do të kenë 3 minuta në dispozicion për të prezantuar temën të tyre të kërkimit përpara publikut në gjuhën frënge.
 Në fund të konkursit do të jepen 3 çmime nga juria dhe 1 çmim nga publiku. Videot e prezantimeve ( 3 min) dergohen ne Paris, ku zgjidhet persseri një fitues  nga rajoni i cili merr pjesë në koklursin ndërkombëtar). Prezantimi bëhet në gjuhën frënge.
 Fituesi i konkursit mund do të ketë mundësin të marrë pjesë në finalen ndërkombëatre që do të zhvillohet në nëntor 2024.
 Per më shumë informacion klikoni në këtë link: https://l.auf.org/MT180s2024Albania
 Dërgoni dosjen e aplikimit me email në adresën: [email protected]
 Regjistrimet janë të hapura deri në datën 18 qershor 2024!
Ftoheni të merrni pjesë!