Me datë 19/12/2022 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u organizua diskutimi mbi stereotipet gjinore dhe shkaqet e dhunës ndaj grave.
Ky diskutim u moderua nga psikologet e FGjH-së me praninë e studentëve dhe pedagogëve të interesuar për këtë çështje!
Vetë studentët gjallëruan këtë debat duke folur për situatën në vend, shkaqet e dhunës dhe format si edhe për mënyrat e parandalimit të saj.
Ata vunë theksin te roli i madh që ka edukimi përmes familjes dhe institucioneve arsimore, punë e cila duhet bërë më e ndjeshme dhe më konkrete që në formimin fillestar të fëmijëve!
Të tilla diskutime e veprime konkrete do të jenë në fokus të vazhdueshëm të veprimtarive të FGjH-së ku përgatiten mësuesit e ardhshëm dhe specialistë të komunikimit e ndërmjetësimit kulturor!