Njoftim për Maturantët
Të dashur Maturantë që keni aplikuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja-Universiteti i Tiranës, ju falenderojmë për besimin që keni shprehur ndaj Fakultetit tonë.
Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, vitin akademik 2023-2024. Fituesit e çdo programi studimi Bachelor janë deri në vijën e kuqe.
Njoftohen të gjithë aplikantët maturantë fitues të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2023-2024, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FGJH për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.
Regjistrimet për fituesit e raundit të dytë fillojnë prej datës 10-18 Tetor 2023 (kalendari shkarko këtu). Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:
- Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
- Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
- Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklaratën shkarko këtu, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.
Ju mirëpresim!
⬇️⬇️Klikoni për më tepër:⬇️⬇️
➡️ Perkthim dhe Interpretim ne Gjuhë Greke dhe Angleze
➡️ Gjuhë Ruse
➡️ Gjuhë Turke