Studenti me formim të tillë mund të punojë si:
-Mediator ndërkulturor pranë institucioneve në fushën e marrëdhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe vendeve të huaja.
-Operator ose përgjegjës i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë institucioneve të ndryshme ose organizatave joqeveritare.
-Specialist komunikimi pranë departamenteve të marrëdhënieve me publikun në ndërmarrje të ndryshme.
-Gazetar pranë mediave të ndryshme në fushën e historisë, kulturës, etj.
-Punonjës pranë një agjensie turizmi, guidë turistike pranë agjensive, muzeumeve apo ekspozitave të ndryshme,etj.
Këtë vit po punohet për hapjen e një masteri profesional në Gjuhë Komunikim dhe Turizëm në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Histori Filologjisë e Fakultetin e Ekonomisë. Universitetet e huaja me të cilët do të bashkëpunohet janë Universiteti i Nisës, Universiteti i Korsikës dhe Universiteti i Torinos.
Plani mësimor Master i Shkencave në Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor dhe turistik