Njoftim!
Të dashur studentë,
Të dashur kolegë,
Të dashur miq të shumtë të FGJH-së, Fakultetit të 1001 mundësive,
Me hidhërim të thellë ju njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të Dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof.Dr. Artur SULA.
Është një ditë dhimbjeje e trishtimi jo vetëm për familjen e Turit por edhe për kolegët, miqtë e studentët që patën fatin ta njohin, të cilët nuk do të kenë më mes tyre njeriun vizionar, pedagogun e shkëlqyer njëherazi mikun e rrallë e zemërbardhë!
Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Dekanatit me Dyer të Hapura, do t’i mungojë sinergjia që vetëm Turi dinte të sillte, puna në ekip, fryma e bashkëpunimit, ritmi i jashtëzakonshëm dhe pozitiviteti, mirësia dhe energjia që e karakterizonte drejtuesin e saj!
I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, kolegëve si edhe studentëve !
Në nderim të kujtimit të punës e veprës së Dekanit, Prof. Dr. Artur SULA, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja shpall ditën e nesërme, datë 22.02.2021, ditë zie. Si rrjedhojë, pezullohen të gjithë aktivitetet e parashikuara për këtë ditë.
Ceremonia e lamtumirës dhe homazhet në nderim të tij do të zhvillohen më datë 22.02.2021, ora 09:30 – 12:30, në Hollin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në varrezat e Sharrës, në Kombinat, datë 22.02.2021, ora 13:00.
Do na mungosh të gjithëve, i dashur Turi !
U prehsh në paqe, vizionar i FGJH-së !