Në kuadër të aktiviteteve mbështetëse për studentët, Zyra e Psikologut , zhvilloi leksionin e hapur me temën: “Motivimi për realizimin me sukses të studimeve”.
Ky leksion kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve mbi rëndësinë e motivimit të brendshëm dhe të jashtëm në rrugëtimin e tyre akademik. Përmes diskutimeve të hapura, ushtrimeve praktike dhe ndarjes së përvojave personale, u krijua një hapësirë e vlefshme diskutimi, ku motivimi u trajtua jo vetëm si një koncept psikologjik, por si një mjet i domosdoshëm për arritjen e suksesit akademik dhe profesional.



