Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD)

📆Sot, më 13 shtator 2023, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD), të kryesuar nga Kryetari, Z. Florian ROJBA, për të nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit në kuadër të zhvillimit të projekteve të përbashkëta mësimore, kërkimore, kulturore. 📝
.
🏫Krahas veprimtarisë së deritanishme të shoqatës ANAD dhe misionit për të rritur mundësitë e njerëzve që nuk dëgjojnë, për të marrë pjesë aktive në shoqëri dhe për të bërë një jetë të pavarur, në misionin e vet edukues por mbi të gjitha humanitar, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, mbështet gjithëpërfshirjen në arsimim të këtij grupimi social dhe parimet e tij mbështeten fort në politikat dhe standardet kombëtare dhe evropiane për përkrahjen sociale. 🇪🇺
.
👉🏻Në një shoqëri demokratike nuk duhet të ekzistojë izolimi social, përkundrazi, duhet të gjenden mekanizma për integrimin e tyre në jetën arsimore dhe kulturore. Nevojitet bashkëpunim mes institucioneve për formimin dhe trajnimin e mësuesve të cilët do të mund të adresojnë disa prej problematikave me të cilat hasen personat që nuk dëgjojnë në kontekstin arsimor vendas. 😊
.
🤝Shoqata ANAD dhe FGJH, partnerë vendas e të huaj, me mbështetjen e Universitetit të Tiranës, do të kenë mundësi të plotësojnë mungesa të deritanishme të përmbushjes së nevojave të personave që nuk dëgjojnë.🫶🏻🥰