Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Matej Bel në Sllovaki për vitin akademik 2019-2020.

Njoftim !

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Matej Bel në Sllovaki për vitin akademik 2019-2020.

https://www.ff.umb.sk/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja e bursave:

-Stafi akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

Fushat e mësimdhënies:

-Gjuhë e huaj (anglisht/frengjisht);
-Drejtësi;
-Shkenca politike;
-Psikologji;
-Punë sociale;
-Administrim biznesi;
-Mësimdhënie;

Për më shumë informacion mbi universitetin pritës, klikoni në adresën:

https://www.ff.umb.sk/

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj B2 (Anglisht);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Teaching_outg…

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 04 Nëntor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].