Njoftim!
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bolonjës, Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2021 – 2022.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
*Studentët e vitit të tretë Bachelor dhe sudentët e vitit të dytë Master nuk mund të aplikojnë.
Fushat e studimit:
-Histori dhe Arkeologji;
-Filozofi dhe Etikë;
-Gjuhë e Huaj;
-Ekonomiks;
-Shkenca Politike;
-Psikologji;
-Sociologji;
-Gazetari;
-Kontabilitet;
-Financë-Bankë;
-Marketing;
-Administrim Biznes;
-Punë Sociale;
-Drejtësi;
-Biologji;
-Biokimi;
-Kimi;
-Fizikë;
-Matematikë;
-Statistikë;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit ju lutem referohuni linkut:
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Letër motivimi (gjuhën angleze / italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (gjuhë angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Dokumenti Learning Agreement*
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (gjuhë angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Dokumenti Learning Agreement*
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…
Afati për aplikim: 25 Maj 2021
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected]