Njoftim !
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pavias, Itali.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (10 muaj);
– Master (10 muaj);
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Pavias klikoni në adresën:
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze ose italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane);
– Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës italiane ose angleze në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
– Dokumenti Learning Agreement*
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Pavias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
– CV (në gjuhën angleze ose italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane);
– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës italiane ose angleze në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
– Dokumeti Learning Agreement*
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Pavias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf
Afati për aplikim: 15 Prill 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].