Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi për Praktikën Mësimore dhe Profesionale.
Qëllimi i këtij memorandumi është përcaktimi i rregullave të bashkëpunimit dhe njohja e ndërsjellë, ngritja dhe zhvillimi i mëtejshëm i njohurive profesionale dhe akademike, ngritja e kapaciteteve të stafit dhe studentëve si dhe shkëmbimi i praktikave më të mira në fushat me interes të përbashkët midis palëve.
Objekti i këtij memorandumi është bashkëpunimi midis palëve në lidhje me kryerjen e praktikave mësimore pranë ATSH për studentët e Universitetit.