Njoftim!
Njoftohen të gjithë studentët e FGJH-UT për të dy ciklet e studimit se në zbatim të ligjit Nr. 80 datë 22.07.2015, VKM-së Nr. 288 datë 21.05.2018, të Vendimeve të Bordit të Administrimit të UT-së Nr. 35 dhe Nr. 36 datë 17.09.2020, “Për miratimin e tarifave të regjistrimit dhe shkollimit për programet e studimeve të ciklit të parë dhe të dytë, për vitin akademik 2020-2021” si dhe të Udhrit të Brendshëm Nr. 18 datë 01.03.2021 “Për strukturën mësimore të vitit akademik 2020-2021” , se afati i fundit për kryerjen e tarifës vjetore të shkollimit për vitin akademik 2020-2021, është data 31.05.2021 që të mund të vazhdojnë normalisht me sezonin e provimeve.
Për shkak të kushteve të pandemisë Covid-19, studentët mund të shkarkojnë mandatin për pagesë sipas çdo programi studimi në faqen http://fgjh.edu.al/mandate/
Hapat që ndiqen për pagesën e tarifës së shkollimit:
- Studenti, printon mandat arkëtimin nga linku i mësipërm, tarifë vjetore sipas programit të studimit që frekuenton, (me përshkrimin e institucionit).
- Plotëson dorazi të dhënat e studentit.
- Me mandatin e printuar dhe të plotësuar, paraqitet pranë çdo banke të nivelit të dytë, ose pranë çdo dege të postës shqiptare për të bërë pagesën.
- Pasi ka kryer pagesën e tarifës së shkollimit, dërgon të skanuar , me foto ose dorazi mandat pagesën që lëshon banka ose posta pranë sekretarisë mësimore ose në adresat e email-it përkatëse të sipas cikleve të studimit dhe degëve, duke deklaruar degën dhe grupin mësimor përkatës.