Njoftim për hapjen e aplikimeve për bursa për kurse të gjuhës gjermane – Bavari, Gjermani

Njoftim për hapjen e aplikimeve për bursa për kurse të gjuhës gjermane – Bavari, Gjermani
Qendra Bavareze Universitare për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (BAYHOST) ofron bursa për kurse të gjuhës gjermane në Bavari për vitin 2018.

Bursat përfshijnë tarifat e shkollimit, akomodimin dhe ushqimin.

Studentët dhe akademikët e rinj që kanë një nivel të gjuhës gjermane (të paktën në nivelin B1) nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina mund të aplikojnë për bursa të kursit veror BAYHOST.

Në momentin e aplikimit studentët duhet të kenë përfunduar së paku dy semestra të tërë në një institucion të arsimit të lartë.

Aplikuesit duhet të dërgojnë të gjitha dokumentet me postë në BAYHOST deri më datë 26 mars 2018.

Për më shumë informacion për kursin dhe procesin e aplikimit lutemi vizitoni faqen e websitet www.bayhost.de dhe profilin BAYHOST facebook.