Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Njoftim për maturantët – Ditë e Hapur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja!

Të dashur maturantë,
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka kënaqësinë t’ju ftojë në Ditën e Hapur që do të zhvillohet më 10 maj 2025, në ambientet e fakultetit tonë.
Kjo është një mundësi ideale për t’u njohur nga afër me:
📘 Programet e studimit që ofrojmë
🌍 Departamentet dhe gjuhët që mund të zgjidhni
🎓 Mundësitë për shkëmbime studentore dhe karrierën pas diplomimit
🗣️ Takime me pedagogë
🏫 Mjediset moderne dhe infrastrukturën digjitale të mësimdhënies
Ejani dhe zbuloni pse Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është zgjedhja e duhur për të ardhmen tuaj akademike dhe profesionale!
Ju presim me shumë kënaqësi!
📍 Adresa: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
⏰ Ora: 09:00 – 14:00