Të dashur studentë,
Ju informojmë se tashmë mund të kërkoni Listën e Notave përmes portalit e-Albania, në linkun “https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14927” pa qenë nevoja të paraqiteni fizikisht në sekretarinë mësimore. Për të aplikuar, ndiqni këto hapa:
✅ Hapat e procedurës:
1️⃣ Identifikohuni në portalin e-Albania si qytetar.
2️⃣ Zgjidhni shërbimin “Vërtetim Listë Notash”.
3️⃣ Klikoni butonin “Përdor”.
4️⃣ Plotësoni formularin elektronik me të dhënat tuaja.
5️⃣ Klikoni butonin “Dërgo” për të përfunduar aplikimin.
📌 Përpunimi i kërkesës:
– Sekretaria mësimore shqyrton kërkesën dhe ju njofton me e-mail për përgjigjen.
– Dokumenti mund të shkarkohet nga seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
– Në rast refuzimi, do të merrni një njoftim me arsyet përkatëse.
💰 Kosto dhe vlefshmëria:
– Pa pagesë për studentët aktivë (jo më shumë se 2 herë në vit).
– 500 lekë për ata që kanë përfunduar studimet.
– 200 lekë për studentët përsëritës ose nëse kërkojnë vërtetimin e tretë.
– Vlefshmëria: Lista e pjesshme e notave – 1 vit akademik. Lista e plotë – pa afat.
⏳ Koha e marrjes së shërbimit: 5 ditë pune.
ℹ Kujdes! Nëse për kategorinë tuaj kërkohet pagesë, sigurohuni të shkarkoni faturën dhe të kryeni pagesën në bankë përpara aplikimit. Më pas, ngarkoni mandatpagesën në formularin online.
Video ilustruese: https://www.youtube.com/watch?v=SgIeU04JZ3o
Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni në email-in “[email protected]” .