Njoftim për studentët “Si mund të kontribuojnë (më mirë) të rinjtë në EUSAIR?”

Njoftim!
Studentë universitarë dhe të rinj të diplomuar nga të gjitha vendet e EUSAIR (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, San Marino, Serbia dhe Sllovenia) do të kenë afat deri në deri më datë 22 gusht 2022, për t’iu përgjigjur pyetjes: “Si mund të kontribuojnë (më mirë) të rinjtë në EUSAIR?”, duke dërguar një e-mail në [email protected] duke specifikuar emrin, mbiemrin, shtetin dhe titullin e punimit.
Puna përfundimtare mund të jetë një propozim projekti, një sondazh, një paraqitje audio-vizuale, një koleksion fotografish, tregime, etj.
Do të përzgjidhen 10 të rinj dhe do të kenë mundësinë të vizitojnë institucionet kryesore të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Për më shumë informacion, referohuni linkut:
Universiteti i Tiranës ju uron suksese!