Panairi Work & Study 2023

“Panairi Work & Study”

Datë 01.03.2023 – 26.04.2023

Për të dytin vit radhazi Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mori pjesë në panairin Work&Study 2023 nga data 01.03.2023 – 26.04.2023.
Si çdo vit në këtë panair u mirëpritën maturantët e çdo qyteti në stendat e FGJH së, për t’i njohur me programet që ne ofrojmë, bursat, mundësitë e shkëmbimeve Erasmus+, si edhe me tregun e punës ku mund të punësohen në të ardhmen, pas përfundimit të studimeve.​

Mbi 400-500 studentë shfaqën interes të ishin pjesë e fakultetit tonë, të cilët në bazë tëinformacionit që ju përcoll nga stafi i vënë në dispozicion nga FGJH-ja, bënë përzgjedhjen e gjuhëve që u përshtatej preferencave të tyre.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mori pjesë në 10 qarqe të Shqipërisë si:

  1. Shkodër;
  2. Krujë;
  3. Lezhë;
  4. Durrës
  5. Elbasan
  6. Librazhd
  7. Korçë
  8. Fier
  9. Lushnje;
  10. Tiranë​.

shkoder2023