Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimeve
Koordinatore akademike erasmus+ dhe marrëdhënieve me jashtë
Dr.Drita RIRA është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Frënge, Fakulteti i
Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 19 vjeçare si pedagoge dhe studiuese.
Pas diplomimit në Përkthim dhe Interpretim, në vitin 2001, studimet pasuniversitare dhe ato
doktorale lidhen me çështje të terminologjisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, leksikut të politikës,
përkthimit dhe interpretimit. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë disiplina
që lidhen me çështje të terminologjisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, organizatave
ndërkombëtare, leksikut të politikës, përkthimit dhe interpretimit, komunikimit turistik. Ka marrë
pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe ka botuar një sërë artikujsh shkencorë.
Ka marrë pjesë në disa projekte kërkimore ndërkombëtare që prekin aspekte të mësimdhënies dhe
kërkimit shkencor në fushën e didaktikës së gjuhës së huaj, komunikimit turistik. Ka kryer mobilitete
mësimdhënieje Erasmus+ në Itali dhe Bullgari. Aktualisht është zv.Dekane për Projektet si edhe
Koordinatore akademike Erasmus +.