Prof. Asoc. Dr. Sofia Delijorgji është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentin e Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 20 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek, Universiteti “Eqerem Cabej, Gjirokastër, në vitin 1999, studimet pasuniversitare në vitin 2006 me temë Paralele frazeologjike të greqishtes dhe të shqipes (për pjesët e trupit), pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dhe ato doktorale në vitin 2011 me temë: “Interferenca leksikosemantike te greqishtes në shqipe dhe të shqipes në greqishte”, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, më pas në vitin 2016 marrja e gradës Prof. Asoc në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: Gjuhësi dhe komunikim (Morfologji, leksikologji, dialektologji, komunikim ndërkulturor turistik)
Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare/ndërkombëtare brenda vendit dhe jashtë vendit
Punë kërkimore në terren (Dropull, Sarandë) për grumbullimin e materialeve dialektor dhe folklorik të zonës.
Pjesëmarrëse në projektin e financuar nga fondacioni Onasis: “Dlαlectologlcαl fleldëork research ln the greek spεαklng αreas of southern αlbania” a program of the department of slavic and balkan languages, school of foreign languages, university of tirana, financed by alexander s. onassis benefit foundation.
Bashkëpunim me Universitetin e Sofies, ST.Klement Ohridski në kuadrin e mësimdhënies, ku u zhvilluan një cikël leksionesh prej 30 orëve të studimeve (Bachelor Degree). Mars 2015.
Ka shërbyer në pozicione drejtuese: Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Greke, Kryetare e Komisionit të Përhershëm të Kurrikulave
Ka botuar: Autore e teksteve mësimore “Η γλώσσα μου 5” dhe “Η γλώσσα μου 6” për nxënësit e Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri, miratuar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe botuar nga SHBLU aktualisht BOTEM. 2012