Prof.Asoc.Dr. Mirela Kumbaro pasuroi fondin e Bibliotekës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja me librat e saj në fushën e përkthimit.
Sot patëm kenaqesinë të kemi mes nesh Prof.Asoc.Dr. Mirela Kumbaro, pedagoge e gjuhës Frënge, por edhe pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Profesoreshë Mirela pasuroi fondin e Bibliotekës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja me librat e saj në fushën e përkthimit, por edhe u bë pjesë e një bisede miqësore dhe shumë profesionale. Me premtimin se do të jetë pjesë aktive kur të krijohet Rrjeti Alumni FGJH, me energjinë dhe mesazhet pozitive, Profesoreshë Mirela i bashkohet nismave më të reja të FGJH-së.