Një ndër drejtimet e Grupit kërkimor është edhe letersia spanjolle në shqip por edhe ajo shqipe e përkthyer në gjuhën spanjolle. Mbi këtë bazë tematike letrare është zhvilluar dhe një lloj turizmi, që quhet turizëm letrar, ku nëpërmjet romaneve të Ismail Kadaresë apo të shkrimtarëve të tjerë të përkthyer në gjuhën spanjolle, me tematika me interes për turistin spanjishtfolës, po punohet duke i sjellë në formë temash diplome masteri për studentët e komunikimit.
Në këtë kuadër, është konceptuar edhe bashkëpunimi i pedagoges Admira Nushi me studenten e masterit Rusana Xhaferi, të cilat po punojnë me dy romanet e Ismail Kadaresë si “Kronikë në gur” dhe “Kukulla”, vepra, të cilat receptori spanjishtfolës i njeh mirë përmes përkthimeve në gjuhën spanjolle nga Ramon Sanchez Lizarralde dhe Maria Roces.
Me trefishimin e turistëve spanjishtfolës është rritur dhe interesi veçanërisht për Gjirokastrën, të sjellë nëpërmjet letërsisë, pendës së Ismail Kadaresë, tashmë dhe me hapjen e muzeut me të njëjtin emër. Kjo punë sporadike me ndikim në turizmin dhe komunikimn ndërkuturor, shpresohet që të jetë e qëndrueshme e periodike falë ngritjes së grupit kërkimor.