Të dashur studentë!
Universiteti i Tiranës po organizon një pyetësor me qëllim vlerësimin e mësimdhënies dhe aspekte të tjera në funksion të saj nga studentët.
Studentët janë pjesa më e rëndësishme dhe preken drejtpërdrejt nga shërbimi që ofronë Universiteti i Tiranës; prandaj opinioni juaj është mjaft i nevojshëm dhe do të na shërbejë të gjithëve të kuptojmë më mirë se çfarë duhet përmirësuar në të.
Gjithashtu, plotësimi i këtij pyetësori do të jetë tepër i vlefshëm për t’i dhënë një shtysë të madhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Plotësimi i pyetësorit kërkon shumë pak kohë dhe anonimati juaj është i garantuar.
Pyetësori dërgohet në mënyrë anonime në adresën tuaj zyrtare të krijuar nga Universiteti i Tiranës @unitir.edu.al.
Kërkojmë bashkëpunimin Tuaj për të plotësuar pyetësorin!
Ju falenderojmë!
