Në kuadrin e shkëmbimeve Erasmus+, në datat 09-13 dhjetor, Departamenti i Gjuhës Frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pati kënaqësinë të priste dy pedagoge të ftuara nga Universiteti i Caen-it, Francë, Gwenaëlle Ledot dhe Marie Hartmann.
Dy pedagoget zhvilluan orë mësimi me studentët e vitit të tretë Bachelor dhe vitit të parë Master me tema që lidhen mbi letërsinë bashkëkohore dhe diskutuan për veprën e shkrimtares së njohur franceze Annie Ernaux.
Të frytshme ishin dhe takimet me kolegët e Departamentit të Gjuhës Frënge ku u diskutua në lidhje me projekte të ndryshme dhe bashkëpunime mes dy institucioneve.
—————
In the framework of the Erasmus+ exchange program, from December 9th to 13th, the Department of French Language at the Faculty of Foreign Languages had the pleasure of hosting two guest lecturers from the University of Caen, France: Gwenaëlle Ledot and Marie Hartmann.
The two lecturers conducted classes with third-year Bachelor’s and first-year Master’s students, focusing on topics related to contemporary literature and discussing the works of renowned French writer Annie Ernaux.
Meetings with colleagues from the Department of French Language were equally fruitful, focusing on discussions about various projects and potential avenues for collaboration between the two institutions.