Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare – 18 korrik 2022

Më 18 korrik 2022 në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët praktike të gjuhës Bullgare në dy nivelet, fillestar dhe i avancuar.

E ftuar në Shkollën Verore të Bullgarishtes ishte Prof. As. Dr. Sofia Mitsova, pedagoge e Departametiit të Gjuhës Bullgare, Fakulteti Filologjik i South-West University “Neofit Rilski”, Blagoevgrad, Bullgari, e cila mbajti referatin me temë: Gastronomia Bullgare (Българската гастрономия).

Profesoresha nga Bullgaria njohu studentët me disa nga ushqimet tradicionale bullgare (musaka, tarator, shopska sallata, zgara bullgare etj.) dhe me mënyrën e gatimit të tyre. Kryefjala e guzhinës mbetet buka, një element i pranishëm në tryezën bullgare dhe në ritualet e rëndësishme të shoqërisë.