Më 22 korrik 2022, në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare për të dy grupet me pedagogë Prof. As. Dr. Raqi Bello dhe Dr. Miranda Bello.
Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit Shenjtorët Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës, mbajti referatin me temë: 24 maji dita e shkrimit sllav dhe arsimit dhe kulturës bullgare (24 май ден на славянската писменост и на българската просвета и култура). Studentët u njohën me disa fakte interesante në lidhje me një nga festat më të bukura dhe më popullore në Bullgari.
Më pas studentët, pjesëmarrës në Skollën Verore, patën mundësi të ndjekin programin online të Seminarit Veror të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare, që organizohet nga Universiteti Shenjtorët Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës. Temë e programit të sotëm ishte Mësimi i këngëve popullore bullgare dhe valleve popullore.