Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare – 25 korrik 2022

Më 25 korrik 2022, në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare për të dy grupet me pedagogë Prof. As. Dr. Raqi Bello dhe Dr. Miranda Bello.
Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe letërsisë bullghare në FGJH, mbajti referatin me temë: Nestinarstvo – Rituali i ecjes mbi prush (Нестинарството – танцът върху жаравата). Studentët u njohën me ritualin e vjetër të ecjes mbi prush, që ka rrënjë mijëra vjeçare dhe vazhdon të praktikohet në disa zona të Bullgarisë. Që nga v. 2009 Nestinarstvo është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Botërore të UNESCO-s.
Më pas studentët, pjesëmarrës në Shkollën Verore, ndoqën dhe një material nga Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit Shenjtorët Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës, me temë: Qytetet historike të Bullgarisë (Историческите градове на България).