Sot, më 19 korrik 2024, në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare në dy nivelet, fillestar dhe i avancuar.
Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit Shenjtorët Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës, Bullgari, mbajti referatin me temë: Trëndafili – Simboli i Bullgarisë (Розата – Символ на България).
Studentët u njohën me „Luginën e trëndafilave“ që ndodhet në Bullgarinë Qendrore dhe i ka dhënë famën Bullgarisë si prodhuesi më i madh i vajit të trëndafilit, një vaj shumë i kërkuar në industrinë farmaceutike dhe atë të parfumerisë në botë. Trëndafili është kthyer në një nga simbolet e Bullgarisë. Studentët ndoqën dhe një film të shkurtër dokumentar kushtuar temës së referatit të sotëm.