Zyra e Cilësisë dhe Kurrikulës organizoi këtë javë një seri takimesh informuese dhe sensibilizuese me studentët e vitit të parë të ciklit të parë (Bachelor), të cilat kishin si qëllim informimin lidhur me pyetësorët që zhvillohen në FGJH për çdo semestër, arsyet përse ato realizohen mënyra e hartimit të pyetjeve, vlerën që ato kanë si dhe mënyrën plotësimit të pyetësorit “Vlerësimi i lëndës dhe pedagogut nga studentët”.
👉Ky proces na mundëson të kuptojmë më mirë pritshmëritë, kërkesat, problematikat që hasin studentët me qëllim që të mundësohet në vijim aplikimi i strategjive të duhura, ofrimi i zgjidhjeve të mundshme lidhur me to. Realizimi i këtij aktiviteti na mundëson rritjen dhe sigurimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në FGJH.




