Takim me personelin akademik: prezantohen arritjet e vitit akademik 2025–2026 dhe prioritetet strategjike për 2026–2027

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2026–2027, Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, zhvilloi një takim me personelin akademik të fakultetit, me fokus analizën e vitit akademik që u mbyll dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike për periudhën në vijim.
Gjatë takimit u evidentuan disa nga arritjet kryesore të fakultetit, ndër të cilat zgjerimi dhe riorganizimi i ofertës akademike me programe të reja studimi, zhvillimi i diplomave të dyfishta me universitete partnere ndërkombëtare, avancimi i proceseve të akreditimit, rritja e aktivitetit kërkimor dhe e publikimeve shkencore ndërkombëtare, si dhe forcimi i dimensionit ndërkombëtar përmes mobiliteteve, projekteve dhe partneriteteve akademike. U prezantuan gjithashtu rezultatet në fushën e trajnimeve, digjitalizimit, shërbimeve studentore, orientimit në karrierë dhe bashkëpunimit me institucionet vendase dhe të huaja.
Në fjalën e saj, Dekania vlerësoi kontributin e personelit akademik në realizimin e objektivave institucionale dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet njësive akademike për të përballuar sfidat e arsimit të lartë dhe për të rritur cilësinë dhe ndikimin e veprimtarisë së Fakultetit.
Pjesë e prezantimit ishte edhe Plani Strategjik i veprimit për vitin akademik 2026–2027, i cili parashikon konsolidimin e programeve të studimit, zhvillimin e partneriteteve strategjike ndërkombëtare, fuqizimin e kërkimit shkencor, integrimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive digjitale në mësimdhënie e kërkim, zgjerimin e ofertës së formimit të vazhduar me mikro kredenciale, si dhe rritjen e punësueshmërisë dhe të vizibilitetit të programeve të studimit.
Takimi u mbyll me urimet për një vit akademik të suksesshëm dhe me riafirmimin e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara proceset e zhvillimit institucional, ndërkombëtarizimit dhe ekselencës akademike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
#FGJH #UniversitetiiTiranës #VitiAkademik20262027 #KomunitetiAkademik #Ndërkombëtarizimi #KërkimiShkencor #Inovacioni #ArsimiILartë