Tryeza e rrumbullakët me titull “Përkthimi – mision dhe pasion”
Me rastin e ditës ndërkombëtare të Përkthimit, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u organizua tryeza e
rrumbullakët me titull “Përkthimi – mision dhe pasion”. Midis pjesëmarrësve të shumtë, pedagogë dhe njëherësh profesionistë të përkthimit, ishin të pranishëm shkrimtarja dhe përkthyesja Znj. Diana Çuli si dhe profesoresha e Universitetit të Bolonjës Adele d’Arcangelo.
Kjo tryezë që rrahu tema të ndryshme si ndikimin e përkthimit në krijimin e një ndërgjegjeje artistike
e letrare, vështirësitë e përkthimit të poezisë, nevojën e ripërkthmit. domosdoshmërinë e kritikës dhe të historisë së përkthimit, shërbeu si një moment reflektimi, si një bilanc i arritjeve në fushën e përkthimit, por edhe si një homazh për ata punëtorë të
palodhur e të padukshëm të përkthimit dhe interpretimit që kontribuojnë në krijimin e një bote më të pasur në shkëmbime, me një komunikim më të mirë e për rrjedhojë edhe më të larmishme e më të paqme.