Universiteti i Tiranës

Thirrje Tetor 2022

Në kuadër të programit “UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”, në bazë të neneve 40, 108 dhe 109 të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 36 të Statutit të Universitetit të Tiranës, në Vendimin nr. 29 të Senatit Akademik për miratimin e Udhëzuesit “për Procedurat e Administrimit të projekteve të kërkimit shkencor, që financohen nga Buxheti për Kërkimin Shkencor në UT”, Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjet për projekt ide nga njësitë e veta përbërëse.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është shpallur fitues në Projektet e mëposhtme:

____________________

1. “Hartëzimi i kompetencave kyçe dhe rezultateve të të nxënit në programet e mësuesisë, me fokus formimin e kompetencave profesionale të studentëve të mësuesisë të Universitetit të Tiranës (HK-RN-SUT)“, me drejtues Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA.

Aktivitet 1: Takim i grupit të punës

Aktiviteti 2 dhe 3: Analiza e të dhënave mbi dy programet e mësuesisë

Aktivitet 4: Diskutimi i planit të rekomandimeve me grupet e interesit

_____________________

2. “Integrimi ndërdisiplinor i kërkimit shkencor në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja – rritja e kapaciteteve kërkimore shkencore”, me drejtues Prof. Asoc. Dr. Ema KRISTO.

Aktivitet: Trajnim më dt. 23 nëntor 2023

_____________________

3. “Përdorimi i metodave inovative në ndihmë të kërkimit shkencor, për personelin akademik dhe studentët e Fakultetit të Gjuhëve të luaja, Universiteti i Tiranës, me drejtues Prof. Asoc. Dr. Ogerta KORUTI STROKA.

Aktivitete

_____________________

4. “Studim dhe analizë mbi koherencën dhe standartet e pritshme të specialistëve gjuhësorë në fushën e turizmit në kontekstin shqiptar” me drejtues Dr. Drita RIRA.

Aktivitet 1 – Shkolla Verore e Turizmit dhe Kulturës me temë: “Potenciale të Itinerareve Kulturore të Këshillit të Evropës në Shqipëri: burime të territorit”

Aktivitet 2 – Vizitë në zonat muzeale në Vlorë

Aktivitet 3 – Tavolinë e rrumbullakët “Industria e Turizmit në Shqipëri dhe nevojat e saj për profesionistë”

______________________

5. “Krijimi i korpuseve të krahasueshme në fushën e legjislacionit ekonomik dhe juridik” me drejtues Dr. Fjoraba DADO.