🎓 Fakulteti i Gjuheve të Huaja – Vizita e Nxënësve të Shkollës së Mesme “Vajdin Lamaj” 🌍
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e shkollës së mesme “Vajdin Lamaj”! Gjatë vizitës, ata u njohën me programet tona të studimit dhe mundësitë që ofron Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në ciklet e studimit Bachelor dhe Master. 🎓 Vizita përfshiu një tur, ku nxënësit patën mundësinë të shikonin nga afër ambientet e fakultetit dhe infrastrukturën e tij moderne.
Krahas kësaj, maturantët u bënë pjesë aktive e aktivitetit të organizuar nga Zyra e Karrierës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku u informuan lidhur me funksionin dhe shërbimet që kjo zyrë ofron për studentët, si dhe me mbështetjen e tyre në zhvillimin e karrierës dhe mundësive profesionale. 💼
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është gjithmonë i gatshëm të mirëpresë të rinjtë që janë të interesuar për të zhvilluar aftësitë e tyre gjuhësore dhe për të ndjekur një karrierë ndërkombëtare! 🌟
#FakultetiGjuheveTeHuaja # VajdinLamaj#ZyraeKarrieres #GjuheTeHuaja #Arsimi #GjuhaFrënge #GjuhaAngleze #OfertaStudimi


